• |
ide | kryesore

Video/ Brazili hakmerret ndaj Gjermanisë: poker olimpik i Selecaos, shkërmoq skuadrën e Kuntz

-Instant, Sport, Video

Brazili, kampion në fuqi i ka dërguar menjëherë një mesazh të qartë pretendentëve të tjerë olimpikë: do të jetë impenjative ti rrëmbesh medaljen e arit të fituar në shtëpi në Rio pesë vjet më parë. Në ndeshjen kundër Gjermanisë, kundërshtar i asaj mbrëmje fituese por edhe irvali që i turpëroi në Botëror 7-1, për 45 minuta Selecao i fshehu topin kundërshtarëve të tyre, të tërhequr nga karizma e Dani Alves të përjetshëm, 38 vjec, i cili dëshiron të shtojë dafinën me pesë rrathë, gati 50 titujve të fituar në karrierë dhe nga nuhatja e jashtëzakonshme para porte e Richarlison, sulmuesi i Everton që merr topin në shtëpi me një tregolësh në gjysmën e parë të orës.


Në minutën e 7’ ai bëri qesharakë qendrorët e ngathët gjermanë, në një top pas shpine dhe pasi goditi përballë portierit, e depozitoi në rrjetë topin e kthyer prej tij; në minutën e 22′, në një krosim nga e majta e Arana, sulmuesi goditi me kokë i patrazuar mes dy qendërmbrojtësve të Kunz; në minutën e 30′, në kundërsulm, Richarlison hyri në zonë, e rregulloi me të djathtën dhe me një goditje precize mposhti Muller. Ekipi i Gardine tregon aftësitë e zakonshme të hijshme të driblimit dhe është vdekjeprurëse në kundërsulm: Richarlison shpenzoi rastin për golin e katërt për egoizmin e treguar dhe Cunha nuk përfitoi nga një penallti (prekje me dorë e Uduokhai) në përpjekje për të imituar Neymar, me hapat e vegjël përpara goditjes, por me rezultate aspak të ngjashme (grushtoi portieri).


Nuk kishte ndeshje, por në pjesën e dytë Brazili u qetësua shumë dhe mendoi të merrte frymë, duke lejuar kthimin e Gjermanisë: Amiri shkurtoi diferencën me një të djathtë të goditur keq, por që befasoi Santos dhe në minutën e 84 Ache, i sapo futur në lojë, i ktheu të besuarit e Kuntz në lojë me goditjen e tij me kokë. Brazili humb shumë raste në kundërsulm, por Paulinho, një tjetër “Europian” (luan për Bayer Leverkusen), e mbylli historinë në kohën shtesë me një goditje të harkuar që përfundoi poshtë traversës, duke fiksuar rezultatin 4-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu