• |
ide | kryesore

Video/ Nuk kishte histori me Basel: shqiptarët nuk i shënojnë Partizanit, por Stocker e Cabral i bëjnë tre

-Instant, F1, Sport, Video



Në Zvicër shkon sipas parashikmeve: Partizani nuk e përballon dot kualitetin e Basel, që janë imponuar 3-0 në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League, duke qenë tashmë pothuaj të kualifikuar për më tej. Skuadra e Dajës është dorëzuar në golat e Stocker (dygolësh) dhe Cabral, ndërsa Zhegrova tronditi traversën e Alban Hoxhës.

Nënkampionët e Zvicrës nuk e kanë diskutuar në asnjë moment ndeshjen, edhe pse Ilir Daja tentoi ti përziente kartat, me Damcesvskin nga minuta e parë në qendër e Shehin për të dëmtuarin Musta. Të kuqtë bënë lojën që mundeshin, krijuan ata që zviceranët i lejuan, mbrojtën sa mundën, por në fund kualiteti ishte shumë diferencues për ta mbajtur ndeshjen pezull. Kryeqytetasit qendruan në lojë për gati një pjesë loje, duke u ndëshkuar pikërisht në fund, kur Stocker realizoi në minutën e 43, duke e cuar Basel në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Një avantazh në kohën e duhur për zviceranët që mundën pas kësaj të luanin qetësisht, pa ankthin e minutave të lojës. Kishte shpresuar shumë Daja në këtë pikë, por goli i Stocker i prishi punë, ndërsa ai i Cabral në të 52 i preu këmbët të kuqve. Jo vetëm për mënyrën me të cilën sulmuesi tundi rrjetën, me një roveshate spektakolare për tu admiruar, por edhe se 2-0 me një skuadër si Basel ishte shumë për të shpresuar të përmbysej në kthim.

Ndoshta kjo ndikoi jo pak në demoralizimin e treguar në momentet e fundit, apo edhe mundësitë që Cardoso e Cara mund ti kishin shfrytëzuar më mirë. Gjithësesi ishte e vështirë me dy gola, ndërsa me tre është krejtësisht e pamundur. Këtë vlerë kishte goli i tretë i Stocker, që në minutën e 80 iu gëzuar dygolëshit personal dhe duke e bërë sfidën e kthimit javën e ardhshme një formalitet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *