• |
ide | kryesore

Video/ Teuta e turpshme në Europë: skuadra e Martinit ‘copëtohet’ nga modestët nga… Andorra

-Instant, Sport, Video

Disfata me Sheriff Tiraspol nuk paska qenë rastësi, Teuta turpërohet edhe në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League, duke u mposhtur 0-2 në Niko Dovana nga modestët andorranë të Inter Club d’Escaldes. Durrsakët ishin favoritë për kalimin e raundit, por kanë pësuar një disfatë të rëndë në shtëpi, duke e bërë shumë të vështirë tani rikuperimin në ndeshjen e kthimit.


Eleminimi në Champions me një pasiv 5-0 ishte vetëm antipasta e një performance tërësisht dështake të Teutës, që në trë ndeshje ka marrë 7 gola pa shënuar asnjë. Ajo që vlen të theksohet se 6 i ka pësuar brenda mureve të shtëpisë, situatë që mund të lëkundë pankinën e Edi Martinit, që pas titullit kampion, dukej më solide se kurrë. Bregdetarët e nisën vrullshëm ndeshjen, por përpara portës treguan sindromën e zakonshme të një skuadre që e ka të vështirë të shënojë, aq shumë të parë në Superiore.


Durrsakët humbën disa raste të mira për shënim e pikërisht në momentin më të mirë të tyre e pësuan. Sol De Vila kaloi në avantazh Inter Club D’Escaldes me goditjen e parë në portë, por që nuk do të ishte e vetme, sepse Teuta është tolerante, i mungon cinizmi agresiviteti dhe besueshmëria. Në pjesën e dytë, përpjekjet e Kallakut për të ndezur një motor të shuar nuk është se bënë ndryshim. Përkundrazi, diferencën e bën gafat e Teutës, ku mosmarrveshja mes Hoxhës dhe kapitenit Arapi i lejuan kampionëve të Andorras të shënonin edhe golin e dytë.

Gjërat mund të kishin shkuar edhe më keq, sepse nga goli i tretë d’Escaldes e ndau vetëm traversa. Një humbje e turpshme për kampionen e Shqipërisë, e mundur nga një kundërshtar që në paraeleminatoret e Champions ishte mposhtur lehtësisht nga kampionia e Kosovës Prishtina.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu