• |
ide | kryesore

Brenda pushimeve luksose të Tom Cruise

-Instant, Paparazzi, Slider



Tom Cruise është një ndër aktorët më të dashur për publikun e si i tillë ia lejon vetes disa lukse.

Sipas mediave të huaja, ai po shijon disa ditë të mira pushimi në jahtin Roman Abramovich, pronarit të Chelsea-s dhe miliarderit të njohur. Ai kushton mbi 32 milionë paund, por nëse merret me qira për vetëm për një javë, shifra që duhet paguar është 460,573 paund.

Në këtë jaht nuk munogn asgjë, duke filluar që tek jacuzzi dhe deri te palestra. Po ashtu, një numër mjaft i madh dhomash janë të disponueshme.

Kujtojmë se si pasojë e problemeve të fundit me “Hollywood Foreign Press Association”, Tom Cruise ka kthyer të gjitha çmimet e fituara në Golden Globes.

Ky vendim erdhi mes polemikave rreth HFPA, organizata pas Globes, për mungesën e diversitetit, posaçërisht pa anëtarë me ngjyrë, dhe për përfitimet financiare nga disa anëtarët e saj.

 “Ne vazhdojmë të besojmë që HFPA ka nevojë për një reformim kuptimplotë. Gjithsesi, ndryshimi do të kërkojë punë dhe kohë, prandaj NBC nuk do ta transmetojë Golden Globes në 2022-in”, janë shprehur përfaqësuesit e NBC për mediat e huaja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *