• |
ide | kryesore

Çela: Situata në disa prokurori e rënduar nga vakancat, rrezikojmë stok të papërballueshëm

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një aktivitet të zhvilluar në kuadrin e 5-vjetorit të Reformës në Drejtësi, kryeprokurori Olsian Çela ka riktheksuar nevojën emergjente për ribërjen e hartës gjyqësore në vend, duke theksuar se në disa prokurori situata është rënduar për shkak të vakancave. Ai u shpreh se rrezikohet që stoku i dosjeve të bëhet papërballueshëm.

“Harta gjyqësore, ribërja e saj emergjente, pasi situata në disa prokurori në vend është e rënduar për shkak të vakancave dhe ajo që parashikojmë për në vjeshtë, kjo situatë do jetë edhe më keq, rrezikojmë që stoku i dosjeve të bëhet i papërballueshëm në kushtet e vonesës”, tha Çela.

Çështje tjetër që kryeprokurori ngriti si shqetësim është bashkëpunimi dhe rritja e performancës.

“Nëse duam një sistem prokurorie efikase duhet që garantimi i pavarësisë të shoqërohet me një llogaridhënie në aspektin e performancës. Mungon matja e perfornamcës institucionale. Sot sistemi aktual ka nevojë për përmirësime që të çoje te performanca. Rritja e eficnës është sfida jonë. Këtë duhet ta bëjmë pjese të strategjisë ndersektoriale”, u shpreh ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *