• |
ide | kryesore

Durrës/ Gjobitet me 1 milionë lekë edhe pronari i lokalit, kishte vënë muzikë pas orarit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një pronar lokali në Durrës është gjobitur nga policia me 1.000.000 lekë pasi në subjektin e tij është konstatuar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar. Po ashtu ai është proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. I riu është identifikuar me inicialet G.T., banues në Durrës, pronar i një subjekti në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *