• |
ide | kryesore

E tërë familja mbillte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohen nënë e bir, në kërkim babai

-Instant, Lajme, Të fundit



Nënë e bir janë arrestuar nga policia, ndërsa kryefamiljari është shpallur në kërkim pasi akuzohen se në oborrin e banesës dhe në pyllin në afërsi të saj kishin mbjellë parcela me kanabis. Në pranga janë vënë Mira Mezini 52 vjeçe  dhe Qamil Mezini 17 vjeç, ndërsa po punohet për kapjen e babait Mersin Mezini. Kanabisi  ishte mbjellë në fshatin Dobrenjë, Skrapar.

Në lidhje me këtë çështje është vënë nën hetim kryeplaku i fshatit Adriatik Dervishi i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *