• |
ide | kryesore

EMA jep ‘ok’, vaksina Moderna mund të përdoret për grupmoshën mbi 12-vjeç

Arkiva, Lajme, Të fundit

Agjencia e Europiane e Barnave (EMA) jep dritën jeshile për aplikimin e vaksinës Moderna për fëmijë të moshës mbi 12-vjeç deri në 17-vjeç. Sipas EMA mënyra e administrimit do të jetë e njëjtë si për grupmoshën 18 vjeç të miratuar më herët.


Ky vendim për aplikim e Modernas tek fëmijët 12-17 vjeç erdhi pas një sondazhi të kryer tek 3, 732 fëmijë të kësaj grupmoshe. Studimi tregoi se vaksina prodhon përgjigje imune tek fëmijët 12-17 vjeç të ngjashëm me atë që shkakton tek të rinjtë 18-25 vjeç. Gjithashtu nga 2,163 fëmijë që morën vaksinën nuk u infektuan me koronavirus.


Pas rezultateve autoritetet arritën në përfundimin se efektiviteti i Spikevax (vaksina Moderna) të grupmoshës 12-17 vjeç është i ngjashëm me atë të rriturve.

Vaksina do të bëhet në dy doza me 4 javë larg nga njëra-tjetra. Sa i përket efekteve anësore më të zakonshmet tek të rriturit raportohen dhimbje në vendin e injeksionit, lodhje, dhimbje koke, të përziera, si edhe ethe. Efekte të cilat zakonisht janë të lehta dhe përmirësohen disa ditë pas vaksinimit.

5 Comments

  1. Edhe te femijet doni ti fusni duart o ju qifsha motrat. Edhe ju media robqire pse nuk flisni per miokardin te mijera femije pas vaksines?

    1. Do ju djegim të gjallë o kërma nuk është e largët dita që do ju tërheqin zvarrë dhe do ju djegin të gjallë për krimet monstruoze që po I bëni njerëzimit.hajdeni ju redaksia e bythqirave të Lapsit nxirrini fëmijët tuaj vullnetarë për ti vaksinuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu