• |
ide | kryesore

Kosovë, kapet sasi e madhe cigaresh kontrabandë në Gjilan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Disa sasi të mëdha duhani dhe cigaresh janë sekuestruar sot në Kosovë. Njësia Antikontrabandë e Doganës së Kosovës njofton se ka kontrolluar në dy vende, në Gjilan, ku ka gjetur duhan dhe mallra të tjerë kontrabandë. Ende nuk dihet origjina e mallit. Në magazinë, siç duket nga fotot, janë gjetur pajisje që përpunojnë duhanin, freskuese për ta tharë, qese paketime e mjete të tjera që vini në ndihmë për përgatitjen e cigareve, në mënyrë të jashtëligjshme. Produktet janë konfiskuar nga policia, në cilësinë e provës materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *