• |
ide | kryesore

Makina përplas biçikletën, ndërron jetë një 50-vjeçar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit” në Divjakë.

Një drejtues makine mësohet se është përplasur me një drejtues biçiklete dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

Detaje nga policia: 

Sot rreth orës 18:15, në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit” shtetasi K. K., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Trinity” është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi P. Rr., 85 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P. Rr.

Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi K. K dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *