• |
ide | kryesore

Manastirliu: Kemi dyshime se po qarkullon varianti Delta, të hënën vijnë 44 mijë vaksina

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në Ndroq, në periferi të Tiranës. Duke folur për interesin në rritje për vaksinimin anticovid edhe mes të rinjve, Manastirliu tha se do të ketë sërish javë të hapura të vaksinimit masiv +18 vjeç.

Duke folur për disponibilitetin e vaksinave, Manastirliu bëri me dije se ditën e hënë do të mbërrijë në vendin tonë një tjetër sasi e vaksinës Pfizer.  Duke theksuar rrezikun e përhapjes së shpejtë të variantit Delta, Ministrja e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët që të vaksinohen sa më parë. Që prej fillimit të procesit të vaksinimit, janë kryer 1,109,785 vaksinime në të gjithë vendin. Vaksinimi i hapur do të vijojë deri ditën e dielë, nga ora 08:00-20:00 në qendrat shëndetësore dhe në qendrat e vaksinimit të përqëndruar në të gjithë vendin.



5 Comments

  1. Ju lutem lapsi, beni nje llogari sa vaksina ka sjell kjo pjeshka, grenxa e arte, e shtatkaresise se tij. Sipas llogarive te mia i bie qe kjo baxhella minist-er-leshe ka vaksinuar gjithe ballkanin. KAPSI, SPAK-i, ku eshte ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,………….. !

  2. ptu fare e qelbur. hani mut se nuk i bejme vaksinat tuaja te ndyra. Vrate miliona njerez per ato vaksina e nuk dihet se cdo dali me vone

  3. Jo jo ka dal varianti omega 3,6,9.Jeni mbrapa globalisht me planin. Nxirni ca keni per te nxjerre te bin rehat gjytrymet. Jepini aman dhe nga nje flete lavderimi te vaksinuarve gjytrymer qe ta vene poshte pallatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *