• |
ide | kryesore

Ryan Reynolds flet publikisht për problemet me ankthin

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori kanadez Ryan Reynolds foli hapur pwr shëndetin e tij mendor dhe ndikimin që ankthi ka pasur në jetën dhe punën e tij.

Duke u shfaqur në episodin e fundit të podcastit “SmartLess”, Reynolds tregoi kwtw histori pasi Sean Hayes një nga pjestarwt e podcastit solli një postim në Instagram që aktori kishte ndarë së fundmi për ankthin.

Postimi i cili u ngrit gjatë muajit të ndërgjegjësimit të shëndetit mendor në maj thotë: “Për të gjithë ata si unë që mbishkruajnë, mendojnë shumë, punojnë shumë, shqetësohen shumë dhe mbi gjithçka, ju lutem ta dini që nuk jeni vetëm.
Hayes tha se ai lidhej me atë që Reynolds kishte vendosur në Instagram para se ta pyeste nëse ai e lidhte ankthin me suksesin dhe, nëse ishte kështu, a e kishte atë “të frikshme” të hiqte qafe.

Biseda e shtyu Reynolds të flasë hapur për përvojat e tij.

“Kjo është shëtitja e rrezikshme me litar, mendoj se shumë njerëz janë duke ecur”, tha Reynolds . “Unë e shoh ankthin si një motor për krijimtarinë.”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *