• |
ide | kryesore

Shqipëri/ Asnjë humbje jete, 31 raste të reja dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 31 raste të reja me COVID-19 dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit. Teksa fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 2377 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 6 raste në Elbasan, 5 raste në Skrapar, 3 raste ne Lushnje, 2 raste në Lezhë, Sarandë, 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Kamëz.
Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë”, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika (23 Korrik 2021)
Raste të reja ditore    31
Të shëruar në 24 orë     9
Të shtruar në spitale    6
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore       2377

 

 

Testime totale     871,199
Raste pozitive     132,828
Raste të shëruara  130,118
Raste Aktive          254
Humbje jete        2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              99
Vlorë               25
Elbasan             24
Durrës              23
Kukës               21
Lezhë               16
Shkodër           14
Fier                14
Berat 11
Korçë                6
Gjirokastër        1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *