• |
ide | kryesore

Tentoi ta korruptonte me 20 euro, polici i vë prangat emigrantit në kufi

-Instant, Lajme, Të fundit

Një 28-vjeçar me iniciale J.X. është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit në pikën kufitare të Kapshticës, ka tentuar të korruptojë efektivin. Pasi ai i ka kërkuar pasaportën, 28-vjeçari ia ka dhënë bashkë me 20 euro me qëllim për të shmangur kontrollin dhe përshpejtimin e procedurave.


“Vijojnë kontrollet e detajuara për goditjen e paligjshmërisë.  Goditet një rast i korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.


Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së proceduarave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit. Shtetasi J. X., 28 vjeç, banues në Elbasan, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Specialistët për Hetimin e Krimit Financiar-Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë shoqëruar shtetasin J. X., 28 vjeç, banues në Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

3 Comments

  1. O zot. Cfare tallje me opinionin publik. keta e dine popullin te leshte nga mendte. Populli

    shqiptar vertet eshte frikacak pot jo injorant. As femijet e kopshtit nuk i hane keto gjera.

    Pranga per tentative korruptimi me 2o euro. O tempora o mores. Kurse per 40 milion euro

    te Unazes se Re , Gjinkuri e kompani gradohen. Rama per 120 milion euro te Beccetit rimerr

    mandatin per here te trete . A per kete lloj korrupsioni 20 eurosh u be gjithe ajo gjoja

    reforme ne drejtesi ? Le ta marrin kete djale e ta denojne me 101 vite per kete “mega korrupsion”

    le te bejne konferenca shtypi e te mburren KM-ja e po deshi edhe Ambasadorja si shembulli me

    domethenes i suksesit te reformes ne drejtesi, por askujt, po bash askujt nuk i mbushin dot

    mendjen se kjo eshte drejtesia qe kemi pritur ose me mire te themi qe kjo eshte shkerdhato-

    drejtesi sic do te ishte shprehur poeti yne i madh Dritero Agolli po te ishte gjalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu