• |
ide | kryesore

Tentoi të trafikonte 53 kg kanabis në Mal të Zi, arrestohet 47-vjeçari nga Shqipëria

Arkiva, Lajme, Të fundit



Oficerët e policisë kufitare të Malit të Zi, parandaluan kontrabandën e një sasie kanabisi dhe arrestuan G.L. (47) nga Republika e Shqipërisë. Aksioni u realizua në orët e para të mëngjesit në zonën e Traboin. Të dyshuarit iu gjetën rreth 53.1 kilogramë lëndë narkotike e drogës, e cila ishte e paketuar në 58 pako. Lënda narkotike ishte kontrabanduar nga Republika e Shqipërisë në vendin fqinj. Prokuroria e shtetit malazez dhe oficerët e Sektorit për Luftën kundër Krimit u njoftuan për ngjarjen, dhe personi dhe lënda narkotike iu dorëzuan oficerëve të Qendrës së Sigurisë të Podgoricës për procedura të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *