• |
ide | kryesore

U përpoq të rrëmbejë me forcë të renë dhe goditi babain e saj, arrestohet 29-vjeçari në Shkodër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 29-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Shkodër, pasi ka përndjekur dhe dhunuar një 23 vjeçare. I riu madje ka tentuar që të marrë me forcë duke ushtruar dhunë fizike ndaj babit të kësaj të vajzës. Policia njofton se Ditmir Juka është kallëzuar në polici nga shtetasja U. Rr., pasi Juka e ka përndjekur dhe dhunuar fizikisht, e gjithashtu ka tentuar ta marrë me forcë duke e goditur.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin D. J., në rrugën nacionale Velipojë-Shkodër, në fshatin Berdicë.  I riu akuzohet për veprat penale “Përndjekja”, “Dhuna në familje”,“Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Kanosja“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *