• |
ide | kryesore

Vaksinimi i mësuesve me detyrim? Zbardhet mesazhi për Zyrat Arsimore Vendore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Arsimit duket se ka vendosur me detyrim vaksinën për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor në sezonin e ri shkollor. ABC mëson se drejtuesve të institucioneve arsimore u është kërkuar lista e mësuesve që nuk kanë marrë ende vaksinën, ndërsa atyre i duhet bërë e qartë se në muajin shtator duhet të jenë të vaksinuar kundër COVID.

Mesazhi që ka mbërritur në mesazhin e drejtuesve të institucioneve arsimore

Pershendetje. Brenda dites se sotme do te dergoni listën e mesuesve qe nuk jane vaksinuar. Ju lutemi sqaroni mesuesit se muajin Shtator 2021 i gjithe stafi drejtues, mesimor dhe ai ndihmes i institucioneve arsimore duhet te jete i vaksinuar. Edhe njehere lexoni mire mesazhin te gjithe mesuesit qe nuk e kane bere vaksinen urgjent te plotesojne tabelen! Raportimi duhet urgjent per ZVA.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *