• |
ide | kryesore

Vuçiç përçan diplomacinë e Tiranës me atë të Prishtinës

-Instant, Kryesore



Ndonëse publikisht përbetohen për rakordim të përbashkët në diplomaci, sidomos kur vjen fjala për qëndrimin ndaj Serbisë, Tirana dhe Prishtina duken më larg se kurrë njëra-tjetrës. Dhe kjo është parë sidomos në takimet e njëpasnjëshme që kryeministri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë pasur me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Fillimisht ishte Albin Kurti ai që u takua në Bruksel me kreun serb të shtetit, në raundin e dytë të përpjekjeve për rivendosjen e dialogut. Kurti i kujtoi bashkëbiseduesit të tij gjenocidin sistematik ndaj shqiptarëve, vendosjen si prioritet të viktimave të pagjetura të luftës, si dhe këmbënguli në idenë e tij për të nënshkruar një marëveshje paqe dhe mossulmimi mes dy vendeve.

Ashtu sikurse pranuan të gjitha palët takimi shkoi si mos më keq. “Takimi i sotëm në Bruksel ishte shumë më i shkrutër, sesa ishte planifikuar, sepse palët nuk ishin dakord pothuajse për asgjë. Pas bisedimeve u dëgjuan madje edhe fjalë të rënda në adresë të njëri-tjetrit”, komentoi radioja gjermane Deutche Welle.

Ndërsa Vuçiç duke folur për mediat serbe u shpreh se “këto bisedime nuk janë të vështira, por të tmerrshme”. Ai tha se pala kosovare është e orientuar nga e kaluara ndërsa, ajo serbe nga e ardhmja.

Lexo me tej:

Intervista në Le Monde/ Albin Kurti tregon se ç’bisedoi me Makronin për Kosovën

Por tre ditë më pas në takimin mes Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, në kuadër të “Zonës së Novi Sadit” (të ashtuquajtur Mini-Shengen) nuk u pa asnjë notë e tillë. Ndonëse Vuçiç kërcënoi sërish se “nëse dikush e njeh pavarësinë e Kosovës, në atë moment nisim fushatën tonë për tërheqje të njohjeve”, kryeministri shqiptar nuk foli asnjë fjalë.

Njohjet e reja të Kosovës përplasin Vuçiç me Erdogan

Rama u mjaftua ta kalonte në heshtje këtë takim i cili me sa duket shkoi në paqe të plotë. Madje ai mund të quhet edhe i frytshëm pasi u informua që palët do të takohen përsëri në datat 28-29 korrik, ku pritet të lidhen marrëveshje të reja për tregëtinë dhe lejet e punës mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kryeministri i Kosovës dërgon në kancelaritë ndërkombëtare provat se presidenti i Serbisë është antishqiptar i papenduar për krimet e të shkuarës.

Kryeministri i Shqipërisë dërgon në kancelaritë botërore mesazhin se presidenti i Serbisë është partner i pranueshëm për shqiptarët”, i komentoi këto dy ngjarje zyrtari i Vetëvendosjes Arbër Zaimi.

Rama qetëson Vuçiçin/ Sulmon padinë e Kosovës për gjenocid nga Serbia

Këto qëndrime tëdyfishta bëhen në një kohë kur roli i Serbisë është shqetësues edhe për analistë që e njohin mirë Ballkanin. Amerikani Daniel Serwer e konsideroi sërish Serbinë e Vuçiçit rrezik për rajonin dhe i bëri thirrje ShBA, BE dhe NATO-s që të reagojnë.

E në këtë sfond nuk mund të mos bëjë përshtypje fakti se dy shtetet shqiptare po ndjekin politika kaq të ndryshme ndaj Beogradit. Prishtina:luftarake, Tirana: vllazërore. Nëse të dyja së bashku nuk e kanë gabim, për faktin se nuk arrijnë të koordinohen, me siguri së paku njëra është në rrugë të shtrembër në qasjen që ka zgjedhur ndaj Aleksandar Vuçiçit.

©Lapsi.al



25 Comments

  1. Nuk eshte lajm. Shqiptaret historikisht kane vepruar sipas drejtimit te kokokave qe ka shqiponja te flamuri yne.

    1. Jo me Tito jo …mos u lesho kshu po veji emrin e vet gjonave: piktorit i ka marre koka ere e po puthet me hasmin se kujton se do fitoje ndonje pike ne Evrope ne ket menyre
      Kjo po ka qen e vertet gjithmone ndofta …qe me dashje apo jo dikush nga ne ka tradhetuar…!

    2. Pse tito me demek te dy paskan faj edhe Rama,por edhe Albini qe nuk i vjen pas Rames per tu bere bashke me Serbine?

  2. Rama esht kokrra e BQ
    Te shet pa asnje problem edhe detin ja jep grekut edhe kosoven serbit
    Njelloj me Esat Pashen vetem se ky e ha nga pas ne ndryshim nga esati

  3. Komentit te Arber Zaimit te cituar ne artikullin e mesiperm duhet ti shtohet edhe nje i trete ”

    -Aq sa eshte mik i shqiptareve Vucici, aq eshte edhe KM-ja yne. Cdo u kish bere shqiptareve me

    teper Vucici , pervecse ti vjedh, ti varferoje, tu ndertoje nje shtet antidemokratik, tu hedh gaz

    lotsjelles femijve brenda ne banesen e tyre ne 5 te mengjesit, tu prish shtepite, ti perzere nga

    Shqiperia nje te pesten e popullsise brenda dy mandateve, ti beje qe mos ta ndiejne Shqiperine

    si shtepine e tyre te perbashket por si shtepine e PS-se , qe te jene te survejuar, te patrona-

    zhuar e te spiunuar nga banda e patronazhisteve te saje, qe te percaje popullin ne dy kampe

    Ne te PS-se dhe Ata-te tjeret-jo perkrahes te PS. Per popullin Ne, eshte punesimi ne admini-

    strate, e ne dege te tjera te qeverisjes, privilegjet qe jep pushteti, ndersa per popullin Ata eshte

    papunesia, mohimi i dyerve te administrates dhe perfaqesimit ne pushtetin qendror e lokal,

    shfrytezimi i cdo mundesie per tua bere jeten te pamundur ne Shqiperi me qellim qe te largohen

    nga Shqiperia e duke i zevendesuar me emigrante aziatike e afrikane me qellim ndryshimin e

    struktures se popullsise. Edhe po ta pyeste Vucicin nuk besoj se do ta keshillonte per tu bere

    me keq shqiptareve sesa kaq.

  4. Pastaj thuhet trupetohet të bashkohet Shqipëria me Kosovën me këta muta a me këtë popull idiot shqiptar që u shit për 50 lek dhe i dhan votën për mandatin e tretë joooooooooooo kur

    1. “t” Mos shfrytezo disa gjysem te verteta (shitja e votes,mandati i trete) per te bere percarje, se dukesh nga avioni qe je nga spiunet e devotshem serb,qe je i pranishem ne keto lloj temash,e here paraiqtesh si nga Kosova ,duke ia pershtat dhe dialektin(pasi e ke bastardizu pak) dhe mundesisht ve nje emer te vjeter musl.(psh pardje kishe vene Hajrullah Vushtri) e here nga Shqiperia.
      Prandaj per mua kjo eshte arsyeja nr1 qe duhet ta ndalojme Minishengenin, sepse do 100 fishohen spiunet serb,dhe 1000 fishohen martesat serbo-shqiptare (qe do te thote prishje e rraces shqiptare dhe percarje fatale mes nesh)

  5. Sipas burimeve nga Thesari i Shtetit, Eli Fara, nga muaji janar 2006, deri në muajin gusht 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes “Drejtore Inovacinosh”. Më pas kur ministri Fatmir Mejdiu, kaloi në postin e radhës, zgjodhi që ta kishte në të njëjtin staf.

    Pasi u zgjodh si ministër Mjedisi, e emëroi këngëtaren si “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale”.

    Përveç rrogës, Fara ka lëvizur disa herë jashtë vendit me pretendimin për “udhëtime pune”. Sipas sistemit “TIMS” të viteve 2006-2013, rezulton se ministri Fatmir Mediu dhe vartësja e tij Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 raste të tjerë sërish bashkë në vendet e Bashkimit Europian

  6. Analize e drejte, pervec rreshtit te fundit(megjithese pjesa e fundit e nenkupton ku eshet faji),sepse eshte e turpshme te mendosh qe duhet te kordinohesh me nje shqiptar per ta bindur qe serbet jane antishqiptar. Edi Rama ka akoma kohe per te hequr dore nga Minishengeni, perndryshe mos t’i vije keq kur nga CV e tij do mbahen mend vetem TRADHTITE e tij (Ndarja e Kosoves, falja e detit si dhe Minishengeni). Cfare hipokrizie eshte kjo qe ben Edi Rama, diten takon Dua Lipen, uron Doria Distrian, dhe naten behet me Serbine kunderr Kosoves? Nderkohe Albin Kurti nuk duhet te vazhdoje vetem me thirrje, se ky smerrka vesh, por tani duhet dhe do te punoje shume fuqishem me miqte perendimore, qe ta ndaloje kete MiniJugosllavi te re. Nqs kete 3 minishengistet antishqiptare Vucic-Zaev-Rama arrijne ta krijojne Minishengenin, atehere duhet nje kunder reagim i qarte: Ne Shqiperi te rrezohet Rama nga ata qe e votuan edhe pasi e dinin qe do bente Minishengen, Ne maqedoni te rrezohet Zaev apo ndoshta edhe te pershopejtohet ndarja e Maqedonise, si dhe disa masa te tjera. Minishengeni do beje percarjen me te madhe brenda nesh,sepse akoma pa fillu Minishengeni, eshte mbushur Durresi me flamuj serb,turiste(agjente) serb, dhe per fat te keq, sic pritej jane rritur edhe serbofilet,te cileve keta “turiste” serbe ua kane shpla trunin, dhe na bejne moralin qe politika e ka fajin se serbet qenkan te mire .Imagjinojeni po u lejua Minishengeni….prandaj ta parandalojme me mire tani sa nuk eshte vone. Te bashkojme SHqiperine dhe Kosoven dhe jo Shqiperine me Serbine

  7. Kesaj radhe heshti por shpejt vjen koha kur do duhet te zgjedhi hapur. Atehere Edvin Rama do filloj sulmin kunder Kurtit.

    1. Ka filluar prej kohesh, a nuk ke pare mediat servile te tij, qe nga portalet deri tek TCH k, qe cdo dite therrasin ndonje palo gazetar qe te sulmojne Kurtin, si perversi Milaim Zeka, qe s’di as drejtshkrimin me elementar qe duhet te dinte nje i klases se 5 ( e jo me nje gazetar)

  8. Hey, shqiptare hesapi! Kane bere ndonje hajer shqiptaret ne politike te jashtme, historikisht?! Jane si delet, nuk ka nevoje per ujk, jane vete te percare.

    Edhe pavaresia e Kosoves, i gjeti te pa pergatitur! U cuditen, rrezik nuk e donin fare. 😀

  9. Nuk na percau Vucici.Ai si serb, ate pune ka, qe te na percaje, dobesoje dhe pastaj te na sundoje. Nuk ka faj ai qe kemi kryeminister Edi Ramen

  10. Per tufen tuaj te pa ngopur, SPAK-ut do ti duhej vetem 30 minuta per secilin prej jush qe te plotesonit nje formular ku te vertetonit origjinen e parave tuaja te konvertuara ne vila miliona euroshe pas TEG-ut, para TEG-ut, ne Gjirin e Lalzit, ne Palase, tek Kodra e Diellit, ne Razem, Hamallaj, Dhermi e Drimadhe dhe ju te gjithe do te perfundonit ne burgun e Reçit.

  11. Respekt per z Hashim Thaci dhe krejt luftetaret dhe heronjt (deshmoret )e UCK qe ja treguan serbit me vepra se jane liridashes.Ndersa kta legenat e tjere nuk I Jeni pare asnjehere te bejne ndonje gje konkrete per kombin tone vetem fjale te pjerdhura dhe propagande te dhjere .Jau shkerdhefsha robt krejt antishqiptareve dhe kelysheve te tyre.

  12. O ZAGAR I THAÇIT E RAMES TI JE NJE I PAĢUAR ME SUFLLAQE TE 1 DITE ME PAR
    KJO ESHTE DETYRA JOTE O PATRONAZHIST

  13. Kam pas respekt per Dua Lipen por mbas takimit me kryeqelbesiren e kam shumzuar me zero ate dhe serbofilin,njeriun me te ndyre ne trevat shqipetare.

    1. Noc rroku të lumtë goja! Tash që u taku me aq entuziazëm me qenin serb, zagarin e Vuçiqit, përkrahësin e gjaksorëve shekullorê të shqiptarëve, të cilë ende sot kanë plane djallëzore në dëm të shqiptarëve (jo vetëm atyre të të Kosovës), ka filluar paprtimas të më pengojë edhe diçka tjetër lidhur me të – ku gjeti të lidhet me një arab?

  14. Kam pas respekt per Dua Lipen por mbas takimit me kryeqelbesiren e kam shumzuar me zero ate dhe serbofilin,njeriun me te ndyre ne trevat shqipetare.

  15. Në vitin 2017, “Luli ishte i keq”, ndërsa në vitin 2021 qenka bërë “i mirë”, sepse i dha një karrige deputeti Tomor Alizotit.

    Por, çfarë deklaronte për Lulzim Bashën, në vitin 2017, Tomor Alizoti.

    Ky i fundit, në atë kohë nuk kursente akuzat për Lulzim Bashën, të cilit i kërkonte llogari për marrëveshjen e 17 majit me kryeministrin Edi Rama dhe pse i gënjeu demokratët duke i mbajtur për rreth tre muaj në çadër.

  16. Dua eshte njelloj si ky gerdalla i surrelit me qe shkoka krah per krah me pjerdhshat e Ripjedhjes qar te kemi respekt per Duan koti fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *