• |
ide | kryesore

E pabesueshme, Donnarumma në Paris fiton më pak se i ofronte Milan

-Instant, Sport



Ndoshta, në tërësi, paratë nuk ishin arsyeja kryesore që e largoi Gianluigi Donnarumma nga Milano. Siç zbulon L’Equipe, në fakt, portieri i ekipit kombëtar kampion Europe, që sapo është transferuar te PSG, do të fitojë 7 milion euro neto si pjesë fikse, më pak se 8 që klubi kuqezi i kishte propozuar atij për të rinovuar. Falë shpërblimeve personale dhe ekipore, paga e Gigios mund të rritet lehtësisht, por pa arritur 12 milionët për të cilat ishte folur javët e fundit.

Ajo që është e sigurt është se, të paktën fillimisht, Donnarumma do të fitojë më pak se Keylor Navas, i cili ishte portieri i parizianëve në sezonet e fundit dhe që vetëm disa muaj më parë rinovoi deri në 2024 për 12 milion bruto (rreth 8.2 neto falë ndihmës së regjimit tatimor nga i cili përfiton si banor i ri në Francë, diçka që italiani nuk mund ta bëjë akoma).

Qëllimi i Gigio në këtë pikë do të jetë së pari të kalojë hierarkitë dhe të përpiqet të largojë kostarikanin nga shtyllat, e pas kësaj, nëse skuadra do të imponohej në Ligue 1 dhe do të shkonte deri në fund në Ligën e Kampionëve, edhe llogaria e tij bankare do të përfitojë. L’Equipe shpjegon se në shtëpinë e Paris Saint Germain ekziston edhe një bonus “etik” që aktivizohet më lehtë, i lidhur me një seri rregullash sjelljeje që klubi u imponon anëtarëve të saj dhe që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me mediat dhe tifozët e qëndrimet jashtë fushës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *