Është ende e paqartë nëse ata donin të ishin ironikë apo nëse qëllimi ishte me të vërtetë për të ndihmuar shikuesit e tyre “të njohin” vendet e ndryshme gjatë ceremonisë së hapjes së Olimpiadës së Tokios. Fakti është se rezultati ishte vetëm një: të qenit fyes. Dhe në fakt, transmetuesi i rëndësishëm i Koresë së Jugut, Mbc tashmë ka kërkuar falje për atë që ka ndodhur: për imazhet dhe titujt e tmerrshëm të transmetuar.
Për të zbuluar se çfarë ndodhi, duhet rikthyer vëmendja të premten e 23 korrikut, ditën nga hapja zyrtare e Lojërave. Ndërsa delegacionet e ndryshme parakalonin në Stadiumin Kombëtar të Tokios, televizioni Mbc – i cili transmetoi ceremoninë në Korenë e Jugut – i bashkangjiste imazhe dhe fraza (të papërshtatshme), në transmetimin e drejtpërdrejtë, që mund të “karakterizonin” kombet e ndryshme. Vende të zakonshme, por jo vetëm: edhe tragjedi humanitare gjithashtu. Deri në pikën që pamjet e ekranit të asaj që u transmetua bënë xhiron e botës në rrjetet sociale duke ngjallur zemërim unanim. Italia përfundoi në grupin makro të citimeve gastronomike dhe një pica u shfaq në ekran kur hynë të kaltrit. Së bashku me Japoninë, në foto me sushi dhe Norvegjinë, një salmon. Por kishte edhe më keq, sepse Ukrainës iu bashkangjit Cernobili…
Koreanet po tallin boten ha ha ha