• |
ide | kryesore

Kapen 3.2 kg kanabis në Fier, dy të arrestuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Fierit ka finalizuar një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Në kuadër të operacionit “Kalldrëmi” janë sekuestruar 3.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë narkotikë, si dhe janë arrestuar dy persona.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Kalldrëmi”.

Në kuadër të këtij operacioni, nga kontrolli i banesës së shtetasve Xh. Ç. dhe Q. Ç., u gjetën dhe sekuestruan 3.2 kg kanabis dhe fidanë narkotikë të mbjellë në kuti felizoli.

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit Q. Ç., 54 vjeç dhe Xh.Ç., 19 vjeç (babë e bir), banues në Cakran, Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *