• |
ide | kryesore

Mbappé, ‘krah i hekurt’ me PSG: sulmuesi i ka komunikuar Pochettinos se nuk do të rinovojë

-Instant, Sport



Operacioni për të sjellë Kylian Mbappé te Real Madrid është futur në fazën e nxehtë. Sipas asaj që bën të ditur spanjollja ‘As’, sulmuesi francez, i cili përshpejtoi kthimin e tij nga pushimet dhe tashmë është duke u stërvitur në fushat e Loges Sports City, ka zhvilluar një takim të shkurtër me trajnerin Mauricio Pochettino, të cilit i ka përsëritur vullnetin e tij për të mos rinovuar kontratën me PSG. Në këtë pikë gjithçka varet nga synimet e klubit francez: të mbajë ish-yllin e Monakos për një vit dhe më pas ta humbasë me parametër zero, apo ta nxjerrë në merkato, me Realin në rreshtin e parë të blerësve.

Mbappé dëshiron të largohet nga PSG, tani ose në fund të kampionatit tjetër, kur skadon kontrata e tij dhe është i qartë në vendimin e tij. Dëshira e francezit do të ishte të vishte fanellën e Real Madrid, por është e dukshme se negociatat janë të komplikuara. Gjithësesi, PSG nuk ka ndërmend të humbasë Mbappé me parametër zero (do të jetë i lirë të akordohet me një klub tjetër duke filluar nga janari 2022).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *