• |
ide | kryesore

Me drogë në makinë, arrestohet djali i Azem Hajdarit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet djali i vogël i Azem Hajdarit. 23-vjeçari që mban emrin e të atit u shoqërua ditën e djeshme në Komisariat pasi në makinën ku ishte pasagjer u gjetën disa doza kanabis, teksa sot është arrestuar nga policia e Elbasanit. Bashkë me të ka përfunduar në pranga edhe shoku i tij, i cili drejtonte automjetin.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Azem Hajdari, 23 vjeç, dhe Ergi Gjumsi, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi”, me të cilin po qarkullonin shërbimet e Policisë gjetën një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në makinën “Audi 6” e vitit 2013, me të cilin udhëtonin ishte dhe një 19-vjeçare nga Lushnja, ndaj së cilës nuk ka pasur asnjë procedim.

Në cilësin e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.



4 Comments

  1. Disa doza do te thote 3-4 doza apo 5-6 doza, me nje vlere afersisht 30 mije leke te vjetra.

    Dhe ky qenka lajm per tu bere publik, per tu nzjerre ne faqet e para te gazetave e portaleve dhe ne TV.

    Dhe ky qenka “heroizmi” i policise qe ndalon te birin e Azem Hajdarit per dy tre doza kanabis kur

    nen hunden e tyre mbillet, korret e trafikohet me tonelata dhe jemi bere vend furnizues i Europes.

    Ne rrjeten e policise bien keto cironkash ndersa peshkaqenet e balenat e trafikut kalojne pa u vene

    re . Hajde polici qe duam hajde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *