• |
ide | kryesore

Moti, temperaturat rriten në fundjavë, por mesdite sjell vranësira

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë kthjellimet do të jenë dominuese deri në mesditë kur vranësirat shfaqen nëpër territor ndërsa ndonjë shi i papërfillshëm pritet në skajin verior. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të largojnë vranësirat nga republika e Shqipërisë. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke u luhatur nga 15°C mëngjesi deri në 37°C mesdita. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

Moti në republikën e Kosovës do të paraqitet gjatë paradites me kthjellime dhe vranësira të lehta. Po pasditja sjellë shpeshtim të vranësirave , ku më të dendura do jenë në zonat perëndimore duke rrezikuar ndonjë shi të izoluar. Mbrëmja largon vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të diktojnë mot të kthjellët dhe me temperatura relativisht të larta në republikën e MV. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse vranësirat e lehta e kalimtare shfaqen në zonat perëndimore.

Rajoni dhe Europa

Europa qëndrore dhe ishujt britanikë paraqiten në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here gjenerojnë shira aftashkurtër. Ndërsa me kthjellime vijon rajoni jugor i europës, veriu dhe lindja e kontinentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *