• |
ide | kryesore

Nuk ka më baby shower për bebin numër 2 të Cardi B

-Instant, Paparazzi, Slider



Cardi B dhe Offset do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e dha vetë reperja teksa zbuloi barkun e rrumbullakosur gjatë paraqitjes së saj në “BET Awards 2021” të dielën teksa konfirmoi se ajo dhe bashkëshorti i saj janë në pritje të fëmijës së dytë.
Ajo u ngjit në skenë me një veshje që ekspozonte barkun e rrumbullakosur. Reperja ndau një postim në rrjetet sociale pas performancës, të cilin e shoqëroi me mbishkrimin: #2.

Së fundmi, gjatë një interviste live në radio, reperja ka shpjeguar pse nuk do të organizojë nje baby shower për fëmijën saj të dytë.
“Unë nuk do ta bëj një baby shower, kjo është arsyeja edhe pse unë e bëra ditëlindjen e Kulture vërtet, vërtet të madhe. Më duket diçka e mbingarkuar nëse bëj edhe një baby shower tani, fill pas ditëlindjes së Kulture. Thjesht të shoh të njëjtët njerëz përsëri..”, u shpreh ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *