• |
ide | kryesore

Pazaret e drogës, vritet me thikë i riu shqiptar në Itali (Emri)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 26-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në një spital të Romës, një ditë pasi u qëllua me thikë pas shpine nga dy bashkatdhetarë të tij. Mediet fqinje raportojnë se ka humbur jetën nga plagët e rënda i riu Atjon Lopci, i cili nuk ka mundur të mbijetojë, pasi i është nënshtruar një operacioni. Sipas asaj që shkruajnë mediat, shkak i vrasjes dyshohet se janë bërë pazaret e prishura të drogës. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ostiense të Romës, ku 26-vjeçari u godit disa herë pas thike nga dy persona. Autorët janë identifikuar gjithashtu nga autoritetet dhe janë shpallur në kërkim për vrasje. Ata janë dy shqiptarë, por identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura ende.

Autorët e goditën pas shpine Lopcin. Ky i fundit u përpoq të largohej dhe ka vrapuar për 150 metra derisa u rrëzua në hyrje të një lokali. 26-vjeçari u gjet nga kalimtarë të rastit dhe u dërgua menjëherë në spital. Sipas informacioneve të para, Lopci është person me precedentë të mëparshëm penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *