• |
ide | kryesore

Të shtënat me armë zjarri në Tiranë, dy të rinj mbeten të plagosur

-Instant, Lajme, Të fundit



Një konflikt verbal solli plagosjen e dyfishtë darkën e sotme në Tiranë. Disa të rinj janë konfrontuar dhe pas të shtënave kanë mbetur të plagosur dy prej tyre, të cilët janë transportuar në spital me makina të rastit, shkruan Balkanweb.com.

Raportohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën teksa dyshohet se fillimisht ka pasur një përplasje makinash pasi në rrugë ka mbetje të tyre.

Ndërkohë edhe qytetarët kanë konfirmuar se ka patur një konfrontim paraprakisht mes të rinjve në  ambientet e një lokali në njësinë nr.2 në Tiranë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *