• |
ide | kryesore

Tokyo 2020, medalja e parë e artë është e Kinës: rekord i ri olimpik për Yang Qian

-Instant, F1, Sport



Në Olimpiadën japoneze medalja e parë e artë është… kineze. E në Tokio nuk do të jenë aspak të kënaqëur. Ajo që I ka dhënë këtë pakënaqësi vendasve ishte 20 vjecarja me shënjestër të pagabueshme Yang Qian. Kinezja ka fituar finalen e saj me rusen Anastasia Galashina, duke fiksuar rekordin e ri olimpik me 251.8 pikë në specialitetit e pushkës me ajër të kompresuar, 10 metra distancë.

“Në dy goditjet e fundit jam përpjekur të kontrolloj emocionet e mia sa më shumë që të jetë e mundur dhe të bëj mirë,” tha ajo. “Merr shënjestër, merr frymë thellë dhe qëndro sa më e palëvizshme të jetë e mundur. (….) Jam e kënaqur që kam fituar medaljen e parë të artë dhe se bëra më të mirën për atdheun”.

Yang ka lindur në Ningbo, një qytet i madh me tetë milion banorë në Provincën Zhejiang. Studion ekonomi dhe menaxhim në një nga universitetet më prestigjioze kineze, Tsinghua. Universiteti madje menjëherë ka postuar në faqen zyrtare urimet e tij për qitësen. Suksesi kinez në këtë disiplinë nuk është asgjë e re në fakt, Kina ka arritur 23 medalje të arta në qitje.

MEDALJA E DYTË E ARTË SHKON PËR IRANIN
Ari i dytë i kësaj Olimpiadë i takon iranianit Javad Foroughi. Në pistoletën, në 10 metëra distancë ai përfundoi me 244.8 pikë. Medalje e argjendtë për serbin Damir Mikec, e bronxtë për kinezin Pang Wei.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *