• |
ide | kryesore

Turizmi u afrohet niveleve të parakrizës në qershor, efekti nga Kosova, rikthehen dhe polakët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Turizmi po u rikthehet gradualisht niveleve të parakrizës pandemike. Në qershor, në vend hynë 604 mijë shtetas të huaj, raportoi INSTAT. Në krahasim me të njëjtin muaj të 2020-s, kur vendi ishte në pandemi, shifra është 3.4 herë më e lartë. Ndërsa në raport me 2019-n, hyrjet e shtetasve janë vetëm 4% më të ulëta.

Ky rikuperim, në raport me 2019-n, ka ardhur tërësisht nga turistët nga Kosova. Hyrjet e tyre ishin 62% më të larta në krahasim me qershorin 2019. Shtetasit nga Kosova po mbajnë peshën kryesore të turizmit në vend, duke përbërë 55% të hyrjeve totale në qershor të këtij viti, nga 34% në të njëjtën periudhë të 2019-s.

Maqedonia e Veriut pa një rritje të lehtë prej 1% në krahasim me 2019-n, duke zënë vendin e dytë (11% të hyrjeve në total)

Hyrjet e shtetasve të tjera vijuan të ishin me rënie të fortë, sidomos nga Greqia (-65%) dhe nga Gjermania (-49%).

Polakët po rikthehen dhe në qershor hynë gati 20 mijë shtetas nga ky vend, ndonëse shifra ende mbetet 23% më ulët se 2019-a.

INSTAT raportoi se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin qershor 2021, janë 939.872. Krahasuar me qershor 2020, ky tregues rezulton me një rritje 2,6 herë.

Në qershor 2021, numri i shtetasve të huaj që hynë në territorin shqiptar është 604.381.

Krahasuar me qershor 2020, ky numër është rritur me 3,4 herë.

Hyrjet e shtetasve

Numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë 6-mujorit të parë të 2021, është 1.687.919, duke u rritur me 2,2 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në 6-mujorin e parë të 2021, vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, janë Polonia, e cila ka pasur rritjen më të madhe me 13,8 herë dhe Zvicra me 2,7 herë, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 69,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit qershor 2021, janë 873.582 duke shënuar një rritje me 2,3 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit qershor 2021, janë 371.750. Krahasuar me qershor 2020, ky numër është rritur me 54,3 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit qershor 2021, janë 501.832. Krahasuar me qershor 2020, ky numër është rritur me 3,5 herë.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë në 6-mujorit të parë të 2021, është 1.703.123. Ky tregues është rritur me 23,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./MONITOR

 



1 Comment

  1. Sipas burimeve nga Thesari i Shtetit, Eli Fara, nga muaji janar 2006, deri në muajin gusht 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes “Drejtore Inovacinosh”. Më pas kur ministri Fatmir Mejdiu, kaloi në postin e radhës, zgjodhi që ta kishte në të njëjtin staf.

    Pasi u zgjodh si ministër Mjedisi, e emëroi këngëtaren si “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale”.

    Përveç rrogës, Fara ka lëvizur disa herë jashtë vendit me pretendimin për “udhëtime pune”. Sipas sistemit “TIMS” të viteve 2006-2013, rezulton se ministri Fatmir Mediu dhe vartësja e tij Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 raste të tjerë sërish bashkë në vendet e Bashkimit Europian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *