• |
ide | kryesore

Video/ Manaj goli i katërt në dy ndeshje me Barcelonën: sulmuesi i pafat, dëmtohet dhe e zëvendëson Depay

-Instant, F1, Sport, Video



Rei Manaj kërkon të shfrytëzojë në mënyrën më të mirë të mundshme shansin që i është dhënë: të tregojë veten me fanellën e ekipit të parë të Barcelonës. Sulmuesi i përfaqësues shqiptare, pas tregolëshit kundër Tarragonës, ka shënuar sërisht edhe në miqësoren me Gironën, por nuk ka arritur ta mbyllë ndeshjen i dëmtuar me një tërheqje muskulare.

Sulmuesi lushnjar që e ka nisur ndeshjen si titullar në zgjedhjet e Koeman ka realizuar golin e 2-0 në minutën e 24 të sfidës: pas një aksioni nga e majta, ai u shërbye në qendër ku me një prekje të lehtë e kaloi topin nën këmbët e portierit. Në ndeshjen e parë të skuadrës katalanase, në fazën përgatitore, Manaj shënoi një tregolësh në suksesin 4-0 ndaj Gimnastik Tarragona.

Sulmuesi kuqezi megjithatë ka qenë i pafat, sepse në minutën e 37 kërkoi zëvendësimin për shkak të një dëmtimi muskular, pas një kontrasti ajror. Në vend të tij, në fushën e lojës, u aktivizua blerja e fundit e katalanasve, Memfis Depay.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *