• |
ide | kryesore

Video/ Medalja e parë e artë në Tokio 2020 për Kosovën: xhudistja Distria Krasniqi triumfon në finale

-Instant, F1, Sport, Video



Xhudo vazhdon ti dhurojë rezultate të jashtëzakonshme Kosovës. Në Olimpiadën japoneze Tokio 2020, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e artë për Kosovën, duke triumfuar në finale kundër favorites japoneze Tonaki. Një sukses historik për Kosovën dhe vetë xhudisten Krasniqi, që triumfoi në të gjitha garat.

Në ndeshjen e parë, kosovarja mposhti brazilianen Gabriela Çibana, duke u kualifikuar në çerekfinale, ku nxorri jashtë gare kinezen Çen Hao Lin në kategorinë deri 48 kilogramë. Betejën e fortë Krasniqi e zhvilloi në gjysmëfinale, për medaljen Olimpike, ku mposhti mongolezen, Urantsetseg Munkhbat. Në finale, për dëshpërimin e Japonisë, Krasniqi bërëi më të mirën përballë sportistes vendase Funa Tonaki, duke marrë medaljen e artë.

https://www.youtube.com/watch?v=kqQPNFibW2g



3 Comments

  1. Krenar per kete rezultat dhe per kete medalje. Urojme qe edhe sportistet e tjere nga Shqiperia e Kosovate na sjellin medalje te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *