• |
ide | kryesore

Vjedhja e 4 mln eurove përmes mashtrimit kompjuterik, gjykata e Tiranës lë në burg të arrestuarit (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka lënë në burg katër personat e arrestuar nën akuzën e mashtrimit kompjuterik, me vlera të mëdha parash. Konkretisht gjykata ka lënë në burg shtetasit:

Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, alias Ugochukwu Emmanuel Emereibenu 39 vjeç, shtetas i Nigerisë;

Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase e Kamerunit, banuese në Tiranë;

Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;

Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Gruaja e arrestuar, Marie Estelle Goufan Atiock ka shpërthyer në lot dhe ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për veprimtarinë e jashtëligjshme. Ajo ka thënë se ka shkuar vetëm njëherë në bankë me Xhentil Kupen, edhe ky i akuzuar, për të dëgjuar bisedën dhe për t’ia treguar më pas kamerunasit Donald Anu, i cili ishte regjistruar si një shtetas nigerian, me të cilin thotë se ka vetëm miqësi.

“Kam shkuar vetëm njëherë në bankë për të dëgjuar mbi bisedën e Xhentilit në bankë, me qëllim që t’ia transmetoja Donald Anus, pasi ai nuk di shqip. Me Donaldin kam vetëm miqësi. S’kam pas asnjë informacion në lidhje me veprimtarinë e tyre”, ka thënë gruaja teksa ka shpërthyer në lot.

Nga ana tjetër Xhentil Kupe ka pranuar që ka hapur një llogari bankare, por që nuk ka pasur dijeni për aktivitetin ilegal.

Për të njëjtën akuzë janë shpallur në kërkim 8 shtetas të huaj të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.



1 Comment

  1. Per tufen tuaj te pa ngopur, SPAK-ut do ti duhej vetem 30 minuta per secilin prej jush qe te plotesonit nje formular ku te vertetonit origjinen e parave tuaja te konvertuara ne vila miliona euroshe pas TEG-ut, para TEG-ut, ne Gjirin e Lalzit, ne Palase, tek Kodra e Diellit, ne Razem, Hamallaj, Dhermi e Drimadhe dhe ju te gjithe do te perfundonit ne burgun e Reçit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *