Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së COVID-19 në vend. Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 22 persona të infektuar.
Nga krahu tjetër, për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë. Po gjatë këtij intervali kohor, janë shpallur 14 pacientë të shënuar, ndërsa numri i rasteve aktive në të gjithë territorin e vendit është 280 qytetarë.
Nisur dhe nga fakti që varianti Delta i virusit është duke qarkulluar në vend, MSH apelon qytetarët që të vaksinohen, si një nga mënyrat më efikase për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
cili variant eshte ?! me sperkatje nga lart apo nga poshte?