• |
ide | kryesore

FOTO/ Bjondet ia punojnë keq, dalin fotot e Rooney në hotel me dy femra: anglezi lajmëron policinë

-Instant, Sport, Video

Wayne Rooney nuk është i ri për skandalet seksuale, por këtë herë është ndjerë i ‘tradhëtuar’ nga femrat me të cilat ka tradhëtuar bashkëshorten. Në rrjetet sociale janë shfaqur fotot e trajnerit të Derby County duke u puthur në një klub nate dhe më pas në dhomën e hotelit, ku ish-sulmuesi ishte jo koshient, për shkak të pijes së tepërt dhe dy shoqërueset bënin gjeste provokuese para tij.



Rooney ka thirrur policinë menjëherë pasi fotografitë e tij duke fjetur në një dhomë hoteli me vajza gjysmë të zhveshura pas një nate të zjarrtë u bënë virale. Tekniku 35 vjeçar, u pa i përgjumur plotësisht i veshur, në një karrige, në një hotel në Mançester, pas një nate që duhej ta kalonte me dy miq.

Kuptohet që Rooney është absolutisht i qartë se ai nuk ka bërë asnjë gabim, por u është ankuar policëve duke thënë se fotografitë janë bërë ndërsa ai ishte në gjumë dhe pa dijeninë ose pëlqimin e tij. Në një fotografi të titulluar “mooney Rooney” shihet një grua me veshje intime duke shfaqur anën e pasme para kamerës, dukshëm duke u zbavitur me situatën.

Një imazh tjetër i titulluar ‘Sleepy Wayne’ tregon një grua që bën një shenjë paqeje pranë ish-kapitenit të Anglisë, në një video të parë nga mijëra në mediat sociale. Ndërsa në të njëjtën foto dallohet një grua me veshje intime, e cila është shtrirë në një shtrat afër ish-legjendës së Manchester United, Rooney, i cili është duke fjetur rëndë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu