• |
ide | kryesore

I prenë rrjedhën natyrale Shkumbinit, një person në pranga

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë Edmond Malkja 65-vjeç dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë Dylejmen Zeka, 60 vjeç.

Të dy personat e sipërpërmendur janë kapur në flagrancë pasditen e djeshme. Ata dyshohen se kanë ndërtuar në mënyrë të kundraligjshme një rrugë në lumin Shkumbin, me qëllim shfrytëzimin e inerteve të lumit.

Ndërtimi i kësaj rruge ka penguar rrjedhën natyrale të ujit të lumit, duke rrezikuar në këtë mënyrë edhe përmbytjen e tokave bujqësore të zonës.

Dy shtetasit e sipërpërmendur akuzohen për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm” të kryer në bashkëpunim dhe për qëllim përfitimi.

Njoftimi i policisë së Peqinit: 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E. M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi D. Z., 60 vjeç, banues në Peqin, pasi në fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.



4 Comments

      1. Mos u zini kot se njerez debila ka plot . Per ate trapin , nuk ka rendesi se i permbyten tokat fshatareve , ai mendon vetem te marri zhavorin e lumit dhe ta shesi. Kaq e mendon. Llogjika e tij nuk shkon me larg. Atij edhe po tja shpjegosh qe po ti zesh rrejdhen lumit , ai do devijoje dhe do shkoje te marri tokat buqsore anash , nuk do ta kuptoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *