• |
ide | kryesore

Kanosi me armë zjarri fqinjin, arrestohet në Fier një 30-vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit

Një ngjarje me pasoja për jetën është parandaluar ditën e sotme.


Policia e Fierit bën me dije se ka vënë në pranga 30-vjeçarin F.(I). Z., banues në Mbrostar Ura Fier, pasi ka qëlluar në ajër dhe më pas ka kanosur me armë zjarri fqinjin e tij 55-vjeçarin M.K.


Sipas policisë në pranga ka rënë edhe babai i 30-vjeçarit, 59-vjeçari P.Z., i cili mbante pa leje armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu nga uniformat blu janë sekuestruar një armë zjarri automatik, një pistoletë dhe një krëhër me 18 fishkë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu