• |
ide | kryesore

Nedved siguron tifozët e Juventus: “Ronaldo qendron me ne, në ditët e ardhshme do takohemi me Dybalan”

-Instant, Sport



“Ronaldo? Po, do të kthehet. Është grumbulluar për të hënën, do të qëndrojë me ne”. Zv/presidenti i Juventus Pavel Nedved shpërndan çdo hije dyshimi në lidhje me të ardhmen e portugezit, ndërkohë që është shprehur optimist edhe për rinovimin e Dybalas. “Marrëdhëniet nuk ishin të ftohta, jemi në kohë – tha ai për kontratën e argjentinasit pas miqësore të fituar 3-1 nga bardhezinjtë kundër Cesenas – Cherubini është në kontakt me menaxherin e tij, do të mbërrijë në ditët e ardhshme, do të ketë një takim. Gjithçka shkon siç duhet “.

Stërvitja ka përfunduar dhe gjithçka është gati për rikthimin në Itali. Cristiano Ronaldo është gati të kthehet në Torino. Ardhja e tij është planifikuar për sot, edhe pse grumbullimi me bardhezinjtë është në program nesër. Portugezi do të bashkohet me ekipin jo më parë se të kryejë ekzaminimeve mjekësore në J Medical. Juventusi po stërvitet në Continassa nën urdhrat e Massimiliano Allegri, ndërsa CR7 ka zgjedhur një foto të buzëqeshur me kompletin e kombëtares portugeze, përpara se të veshë sërisht atë bardhezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *