• |
ide | kryesore

Operacioni në Shkodër/ Policia: Narkaj u rrethua në një stan bagëtish

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për plagosjen e 52-vjeçarit Ardjan Narkaj gjatë operacionit të ndërmarrë mëngjesin e sotëm. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se Narkaj është rrethuar në një stan bagëtish në vendin e quajtur “Gropat e Vrinit” Bratosh dhe i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar, por ai nuk i është bindur urdhrit dhe ka tentuar të largohet duke përfituar nga terreni i vështirë malor.

Blutë njoftojnë se Narkaj nuk i është bindur urdhrit të policisë, por ka tentuar të largohet duke përfituar nga terreni i vështirë malor. Forcat speciale RENEA kanë marrë masa për sigurinë e jetës së tyre, pasi kanë konstatuar se ky person ishte i armatosur. Ata i kanë bërë disa herë thirrje për tu dorëzuar dhe kur ai ka refuzuar forcat RENEA, për ta neutralizuar e kanë plagosur atë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *