• |
ide | kryesore

Shemben amerikanët në Tokyo 2020: ‘Dream Team’ humbet ndeshjen e parë në Olimpiadë pas 17 vjetësh

-Instant, Sport



Për herë të parë që nga Lojërat e Athinë 2004, kur ata u mundën në gjysmëfinale nga Argjentina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në basketboll për meshkuj kanë humbur një ndeshje në Lojërat Olimpike. Ndodhi sot në Tokyo 2020 në debutimin kundër Francës. Ekipi i trajnerit Vincent Collet mundi Dream Team USA të Gregg Popovich në Saitama Arena 83-76.

Pas 25 fitoreve radhazi në Lojëra, në Tokio aventura e Shteteve të Bashkuara në basketboll fillon e përpjetë. E rëndë humbja e pësuar nga skuadra e trajnerit Popovich, i mundur me meritë nga Gobert dhe shokët e tij të skuadrës, ashtu si në Kinë në vitin 2019 në Botërorin e basketbollit. Pas një pjese të parë në kontroll, në interval SHBA e mbyllën me një avantazh prej tetë pikësh, por më pas u shembën në fraksionin e tretë, duke pësuar një parcial të tmerrshëm 25-11, ndërsa nuk arritën të replikojnë në fraksionin e fundit ndaj një Evan Fournier të pabesueshëm, autor i 30 pikëve dhe paraqitjeve të shkëlqyera të Gobert (14 pikë dhe 9 rebound) dhe De Colo ( 13 pikë, 5 asist dhe 5 rebound). 18 pikët e Holiday dhe 12 të Adebayo nuk janë të mjaftueshme për Dream Team.



1 Comment

  1. E pabesueshme sesi humben 20 gjuatje a me shume ne 3-4 minutat e fundit te periodes se katert dhe gjate gjithe periodes nuk ben me shume se dy-tre kosha ne loje te rregullt. Per gjuajtesit me te mire ne bote duket pothuajse e qellimshme. Ndoshta ne gjithe ndeshjet qe e kam pare Durant-in te marra bashke nuk ka humbur aq sa humbi ne periode te katert.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *