• |
ide | kryesore

Tokyo 2020/ Gignac tërheq Francën me një tregolësh: fitojnë Spanja e Argjentina, bllokohet Brazili

-Instant, Sport



Pas ditës së parë të ndeshjeve të Olimpiadës Tokyo 2020, në të cilën Franca, Argjentina dhe Gjermania nuk kishin arritur të fitonin, ditën e dytë Albiceleste gjeti suksesin e parë duke mundur Egjiptin falë një goli të Medina. Tri pikët e para gjithashtu për Hondurasin e vogël, i cili mundi Zelandën e Re 3-2 me përmbysje. Fitore në frymën e fundit edhe për Francën, e cila mundi Afrikën e Jugut 4-3 falë golit vendimtar në kohën shtesë nga Savenier dhe trigolëshin e Gignac.

Në grupin A përfundoi 0-0 ndeshja e Brazilit kundër Bregut të Fildishtë, ndërsa Spanja shënoi një fitore thelbësore kundër Australisë falë një goli të Oyarzabal. Me këtë sukses, Furitë e Kuqe fluturojnë në krye të grupit C me 4 pikë dhe të mërkurën ata do të luajnë kualifikimin kundër Argjentinës. Nga ana tjetër, australianët do të përballen me Egjiptin, i fundit me një pikë.

Në Grupin B, Koreja e Jugut merr përpara Rumaninë 4-0: Marin hapi rezultatin me një autogol, pastaj koreanët dominuan falë një goli nga Lee Dong-Gyeong dhe një dygolëshi të Lee Kang-In. Në grupin A fituan edhe vendasit e Japonisë, duke mposhtur Meksikën 2-1: Kubo dhe Doan iu përgjigjen Alvarados. Në Grupin D një sukses i vuajtur, por shumë i rëndësishëm për Gjermaninë, që mundi Arabinë Saudite falë një 3-2 rokambolesk. Dy herë në avantazh me Amiri dhe Ache dhe të rikuperuar nga një dygolësh i Al Najel, gjermanët fituan tre pikët falë një kundërsulmi të Uduokhai.

GRUPI A
Japoni
Afrika e Jugut
Meksika
Franca

GRUPI B
Zelanda e Re
Korea e Jugut
Honduras
Rumania

GRUPI C
Egjipt
Spanja
Argjentina
Australia

GRUPI D
Brazili
Gjermania
Bregu i Fildishte
Arabia Saudite



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *