• |
ide | kryesore

Tokyo 2020/ IOC, frymëmarrje atletëve: pa maska në podium “për 30 sekonda”

-Instant, Sport



Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) i jep frymëmarrje atletëve: nuk ka më maska në podium. Kjo u njoftua nga Komiteti Olimpik Australian, që u detyrua të shpjegohej pas pamjeve të qeshura të ekipit australian 4×100 stil i lirë në podium, me fytyrë të zbuluar. “IOC na ka informuar që janë aplikuar linja të reja: atletët mund të heqin maskën për 30 sekonda në podium, për të bërë fotografitë, pastaj duhet t’i vendosin përsëri. Atletët tanë thjesht po ndiqnin indikacionet e organizatorëve në podium, duke treguar një tabelë që thoshte se mund të hiqen shkurtimisht maskat për fotografitë. Kjo është ajo që bënë vajzat tona. IOC e konfirmoi këtë dhe nuk ka asgjë të keqe me atletët që e bëjnë”.

Sidoqoftë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar u kërkoi atletëve të përmbahen në lidhje me përqafimet në podium. “Ne jemi në krah të atletëve – tha zëdhënësi i IOC Mark Adams – por ka gjëra që për fat të keq na u desh t’i shtrëngojmë. Ne do të nxisim dhe do t’u kërkojmë të gjithëve t’i binden rregullave”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *