• |
ide | kryesore

Video/ I rrëzuar nga motori u mundua të largohet nga pista: aksident vdekjeprurës për 14 vjeçarin Millán

-Instant, Sport, Video



Bota e motorsportit është përsëri në zi. Në Aragon, me rastin e Cev, ka humbur jetën Hugo Millán, gjatë Garës 1 të European Talent Cup. Piloti i vogël, i lindur në 2006, u rrëzua në pistë 13 xhiro nga flamuri me kuadrate pa pasoja të mëdha. Tragjedia ndodhi pak sekonda më vonë: 14-vjeçari u ngrit dhe, në përpjekje për të dalë nga pista, u godit nga piloti polak Paëelec, i cili nuk mund të bënte asgjë për ta shmangur aksidentin.

Gara u ndalua menjëherë për ti ardhur në ndihmë Hugos, që mori ndihmën e parë nga stafi mjekësor i pistës dhe u dërgua me urgjencë me helikopter në spitalin në Zaragozas. Fatkeqësisht, nuk kishte asgjë për të bërë. Programi i garave Cev u anulua në shenjë respekti për një jetë të humbur papritur.

https://www.youtube.com/watch?v=bPO6wlO_y1k



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *