• |
ide | kryesore

10 qytetet shqiptare ku tashmë ka ardhur varianti ‘Delta’ i Covid 19

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Varianti Deltan qarkullon gjerësisht në Shqipëri që prej 1 Qershorit. Përgjigjia e mostrave të marra nga ISHP i përkasin pikërisht periudhës nga 1 Qershori deri në 12 Korrik në 10 qarqe.

“Përsa i përket variantit Delta, dyshimi ynë është tashmë konfirmuar. Ne kemi përdorur kite dhe reagentë avangardë. Ky është një proces që është pjesë e punës së ISHP. U dërguan 21 mostra klinike të cilat kanë rezultuar pozitivë. Janë mostra që i kemi vënë mënjanë për periudhën 1 Qershor – 12 Korrik. E rëndësishme është që në këto mostra kemi gjetur në qytete si Tiranë, Elbasan, Kavajë, Peqini, Gjirokastra, Vlora, Shkodra, Lezha, Korça, Mati”.

Mes të prekurve me variantin Delta janë edhe turistë të huaj të vaksinuar me Pfizer, AstraZeneca dhe Coronavac. Pavarësisht qarkullimit të gjerë të variantit Delta, të shtruarit në Spitalin Infektiv nuk e kanë kaluar Covid dhe nuk kanë kryer vaksinën. Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ka ndryshuar masat anti-Covid. Në vijim do shihet edhe se si do rifillojë shkolla në Shtator. Ora policore do të vijojë të qëndrojë nga ora 24:00 deri në 06:00 të mëngjesit, ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 23:00 të mbrëmjes.



3 Comments

  1. Po ti pyesësh se me çfarë metode dallojnë variantin Delta do ngelen si kllufa por rëndësi ka që delet të vazhdojnë të çpohen se ka ngelur stoku i vaksinave që skadojnë ne tetor dhe hajde sa më shumë CovIdjotë të marrin helmet në trup.Hajde rradha e vdekjes!

  2. PSE I PASKA DHENE LEJE PALLOSHI VIRUSIT DELTA TE HYJE NE SHQIPERI????
    KAM FRIKE SE KA HY PA LEJEN E PALLOSHIT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *