• |
ide | kryesore

Investigimi i plotë i Daily Mail: Si funksionon emigrimi i shqiptarëve për 20 mijë paund drejt Anglisë

Kryesore



Trafiku i qënieve njerëzore drejt Britanisë së Madhe ka qenë në zemër të problematike sociale që trajtojnë të përditshmet angleze. Kësaj radhe, është Shqipëria që ka rrëmbyer vëmendjen e prestigjozes britanike Daily Mail për çështjen e kalimit ilegal të personave drejt Anglisë.

Së fundmi “Daily Mail” ka publikuar një investigim, të cilin e hap me deklaratën e fortë se kriminelët shqiptarë kërkojnë deri në 20,000 £ për të trafikuar emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar, madje ata kanë guxim sa të postojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok dhe media të tjera sociale. Në një investigim të gjatë të gazetarëve të medias britanike, janë zbuluar disa faqe të njohura që reklamojnë trafikantët e qenieve njerëzore dhe rrugën që ata ndjekin për të ndihmuar emigrantët e paligjshëm të hyjnë në Angli. Ndonjëherë, madje, në këto faqe këta trafikantë tallen me përpjekjet e autoriteteve britanike për t’i ndaluar.

One people smuggler, whose TikTok account has been viewed by tens of thousands of people, boasts in his profile: 'All interested who'd like to get to England contact my inbox. Journey secure 100 per cent.' His videos feature pictures of the Union Jack and Big Ben with the comment: 'Secure journey from Albania to the UK. 23K Euro'
Një kontrabandues njerëzish, llogaria e të cilit në TikTok është parë nga dhjetëra njerëz, mburret në profilin e tij duke shkruar: ‘Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të shkojnë në Angli kontaktojnë në kutinë time të inboxit. Udhëtim i sigurt 100 përqind. ‘

Një kontrabandues njerëzish, llogaria e të cilit në TikTok është parë nga dhjetëra njerëz, mburret në profilin e tij duke shkruar: ‘Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të shkojnë në Angli kontaktojnë në kutinë time të inboxit. Udhëtim i sigurt 100 përqind. ‘

Videot e tij paraqesin fotografi të pikave turistike britanike siç është “Big Ben” me komentin: ‘Udhëtim i sigurt nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar 23K Euro’.

This page is under the name 'Journey to England' and by using Google map and professionally made graphics they tell step by step on tutorial videos how to get in the UK illegally
Një tjetër faqe që mban emrin “Udhëtim në Angli”, përdor hartën e Google dhe grafikë të bërë në mënyrë profesionale, për të treguar gjithë rrugën e përshkruar për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

 

Albanian criminals are using Tik Tok as a tool to publish tutorial videos on how to get illegally to the UK from France
Trafikantët shqiptarë kanë nisur të përdorin Tik Tok-un si një mjet për të publikuar video mësimore se si arrihet ilegalisht në Angli nga Franca.

Një përdorues i TikTok me llogarinë nën emrin “England Albania” ka postuar një video që tregon disa shqiptarë brenda një kamioni të drejtuar për nga Mbretëria e Bashkuar.

Një tjetër llogari shqiptare, e fshirë kohët e fundit, e gjetur nga ‘Mail’ në TikTok përmbante hollësi se si kushdo mund të futet në Britani të Madhe nga Franca, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Portugalia. Llogaria në fjalë shpjegonte rrugën më të mirë për t’u ndjekur si dhe shtonte udhëzime specifike si: ‘Ju duhet të vishni rroba si pastruese. 05.50 e mëngjesit koha më e mirë për tu nisur‘.

‘Daily Mail’ gjithashtu gjeti kontrabandistë shqiptarë që postonin në faqen e mbyllur në Facebook ‘Shqiptarët në Londër’, e cila ka mbi 15,000 anëtarë. Në një prej postimeve të kësaj faqeje një shqiptar që përdor emrin Leonard Sufa postoi një foto të një kamioni me komentin: ‘Nesër pasdite në Angli. Më kontakto DM. ‘

Drejtori i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit, Rob Jones, deklaroi se bandat kriminale përdorin rregullisht kanalet e mediave sociale për të publikuar rrugët e kontrabandës dhe për të reklamuar dokumente të rreme ose të vjedhura. Ai tha se faqet më të përdorura ishin Facebook, Instagram, Twitter dhe Telegram, por postime të ndryshme u panë gjithashtu në YouTube dhe TikTok.

Një burim i Policisë Kufitare Shqiptare tha për “Mail” se shumica e trafikantëve ishin të moshës midis 18 dhe 22 vjeç, nga zona të varfra të Shqipërisë. Sipas burimit të “Daily Mail” këta persona rekrutoheshin nga rrjetet kriminale për të punuar si fermerë të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar.

‘Ata pranojnë të bëjnë udhëtimin dhe të punojnë në fermat e kanabisit derisa të paguajnë 20,000 £, koston e udhëtimit’, tha burimi.

Towering arrogance: Dijonis Biba in Blackpool
Dijonis Biba

Një emigrant i paligjshëm, i zbuluar nga ‘Mail’ për postimin e videove se si të futet vjedhurazi në Mbretërinë e Bashkuar, është burgosur pasi është kapur duke punuar në një fermë kanabisi. Shqiptari Dijonis Biba, 20 vjeç, ishte pjesë e një bande që prodhonte drogë. Pas kapjes, nga policia u gjetën më shumë se 160 bimë kanabisi në pronën ku Biba punonte, sasi kjo që kapte vlerën totale në rrugë të rreth 300,000 paund.

Biba u arrestua në janar vetëm disa ditë pasi ‘DailyMail’ zbuloi se si ai postonte video në internet duke u treguar shikuesve se si të hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Udhëzuesit e tij përfshinin këshilla mbi ID-të e rreme dhe aeroportet ku këto dokumente false nuk do të zbuloheshin.

 

Reagojnë rrjetet sociale për postimet e trafikantëve shqiptarë

Një zëdhënës i TikTok njoftoi se kishte hequr nga rrjeti videot e trafikimit.

“Ne kemi bllokuar disa llogari për shkeljen e politikave tona dhe ne do të vazhdojmë të marrim masa atje ku është e nevojshme”, shtoi zëdhënsi.

Facebook dhe Instagram gjithashtu filluan gjurmimet e tyre dhe hoqën disa nga postimet e përmendura nga Daily Mail.

The number of migrants crossing the Channel has surged in recent days to reach more than 8,000 for the year so far ¿ more than for the whole of 2020

Shkrimi i publikuar nga Daily Mail thekson se numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin për të shkuar në Britani ka kaluar shifrën e 8,000 personave për një vit. Kujtojmë se Sekretari i Brendshëm i vendit ishullor Priti Patel, kohët e fundit vizitoi Shqipërinë për të nënshkruar një marrëveshje që përshpejton dëbimet e kriminelëve dhe azilkërkuesve të dështuar.

 



3 Comments

  1. Atje çdo lobim dhe sponsorizim bëhet publik dhe transparent.
    Në këtë pikë, çifti Meta ka ngel me thes në krah sepse s’duan të bëjnë gabimin e Lulzim Bashës që 1 milion euro i postoi nga Banka e Ukrahinës prej dy vjazave agjente të KGB (spiune ruse).
    Për të gjitha këto arsye: Meta dhe Monika u katandisën dje në zyrën e një lobisti libanez, për të vetmin fakt sepse atij, mund t’ja bëjnë pagesën dhe transfertën honorare jo në Bankat Amerikane por në atdheun e tij në Liban, si shteti që njihet si lavatriçja e parave mafioze të gjithë botës.

  2. O plere i kuq s te vje turp mo familje e degjeneruar, si Meta dhe Basha jan ne opozit ti e ha mutin e Edvin bythes per djathe. ??tamam e tregoni veten se fain tend lenja kundershtarit pasi ta haj kush ta haj. Ne se gerdalla matuf i Surrelit nuk te desheron ne vendin tend dhe ne si popull do i gjejm rruget per te i ikur o familje shkerdhyer.

    1. Ja dhe shpellari Sali kriminelit qe thote per presidentin qe eshte ne opozite.Ke nje derrase mangut me siguri.Ky bytheqiri shan komentuesit komunist dhe harron qe Sali serbi eshte komunist akoma dhe ka qenë edhe sekretar partie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *