• |
ide | kryesore

Basha “përmbledh” me dy fjalë raportin e OSBE-së për zgjedhjet e 25 prillit: Masakër zgjedhore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha reagoi për publikimin e raportit final nga OSBE/ODIHR.

Lideri demokrat thotë se me dy fjalë e gjitha mund të përmblidhet si “Masakër Zgjedhore”.

Lexo më tej: Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet denoncon patronazhistët/ PS shkeli privatësinë e qytetarëve 

Sipas tij, me këtë raport konfirmohet se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe ato zgjedhje nuk kishin lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Reagimi i Bashës: 
Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.
Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:
– Blerja masive e votave.
– Presioni ndaj votuesve.
– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.
– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.
– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.
– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.
– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.
– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.
– Legalizime në këmbim të votës.
– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.
– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.
– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!
Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.



9 Comments

  1. vetë Sali Berisha ka aq foto me zyrtarë amerikanë sa askush në Shqipëri. E këto foto as nuk e shpëtuan e as nuk e ndëshkuan. Por është pikërisht produkti i politikës së vet që i solli vendimin më negativ të SHBA për ndonjë zyrtar të lartë shqiptar

  2. Meqe thua se edhe raporti i OSBE mund te permblidhet me dy fjale: Masaker zgjedhore dhe ju

    si opozite jeni produkt i asaj masakre per aq sa jeni, atehere si mund te hyni ne parlament e te

    legjitimoni de fakto keto zgjedhje. Nese hyni atehere jeni jo vetem si ata por me keq se ata, se

    te pakten ata nuk i kane tradhetuar te vetet, ndersa ju do te tradhetoni popullin opozitar. Me mire

    pa opozite si para 90-tes se opozite fallco. Per cfare na duhet kjo opozite apo sa per te marre

    rrogat depudetet e saje dhe populli opozitar nen thundren e pushtetit te ps-se dhe gati valixhet

    per te ikur ne rastin me te pare pasi ketu nuk gjejne mundesi jetese dhe shprese per femijet e

    tyre. Sot Shqiperia nuk eshte shtepia jone e perbashket por shtepia e ps-isteve, e patronazhisteve.

    Nese nuk jeni te shitur nuk duhet te hyni ne parlament por tu pprini njerzve ne protesta te pandalshme

    deri ne rrezimin e ketij regjimi dhe rivendosjen e institucionit te zgjedhjeve te lira e te ndershme dhe

    pastaj le te fitoje kush te fitoje por ama te fitoje ne menyre te ndersdhme si ne te gjitha demokracite

    perendimore.

  3. Po ik o zoteri, se nuk je lider opozite ti, more ne qafe pjesen opozitare te shqiptareve. Nuk ben dot ti opozitarin nuk je I besueshem. Ti po e mban ne kembe Edi Ramen dhe regjimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *