• |
ide | kryesore

Bolton e pranon: Kam folur me Vuçiçin dhe Thaçin për shkëmbim territoresh, pa të nuk ka marrëveshje

-Instant, Lajme
bolton



Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, John Bolton, ka thënë se nuk mund të ketë përparim në bisedimet Kosovë-Serbi pa pasur ndryshim territoresh.

“Qeveria e Kosovës ka çdo të drejtë që të mos dëshirojë të diskutojë ndryshimin e territoreve, por mendoj se kjo pastaj nënkupton që nuk do të ketë progres në negociata”, ka thënë Bolton për kosovo-online, transmeton Klankosova.

John Bolton:Shkëmbimi i territoreve ishte politikë e administratës Trump

“Mund të them se kur isha këshilltar, kam folur edhe me Presidentin Thaçi dhe me Presidentin Vuçiq. Mundësia e një korrigjimi të vogël territorial është shqyrtuar dhe diskutuar”.

Deklarata bombë e John Bolton: Shkëmbimi territoreve nuk qe ide e SHBA, e kërkuan Thaçi dhe Vuçiç

“Nëse njerëzit nuk duan të flasin rreth korrigjimit territorial, atëherë largohet një mundësi për zgjidhje të mundshme dhe ngushtohen opsionet per zgjidhje. Kështu krijohet një situatë ku është më e vështirë që të gjendet zgjidhje”, ka thënë Bolton ndër të tjera.

Analiza/ Kur Rama vizatonte harta me ndryshim kufijsh



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *