• |
ide | kryesore

E fejuara dhe ish-gruaja e Caniggias vazhdojnë sherrin: “Janë të gjithë fals, vriten me njëri-tjetrin”

-Instant, Sport



Claudio Paul Caniggia dhe Mariana Nannis vazhdojnë betejën e tyre ligjore të përbërë nga denoncime të kryqëzuara. Për të treguar kapitullin e fundit të sagës ka menduar e dashura e ish-futbollistit, Sofia Bonelli. Ish gruaja dhe djali i Caniggias, Alexander shpesh i kanë kushtuar asaj postime ofenduese në rrjetet sociale. Në veçanti, Mariana shpesh e ka ngacmuar për pamjen e saj fizike. Dhe Sofia dhe Claudio nuk kanë ndërmend ta lënë më të vazhdojë.

Tani Caniggia ka përgatitur, me avokatin e tij Fernando Burlando, një proces gjyqësor kundër djalit të tij Alexander dhe ish-gruas së tij për fyerjet e vazhdueshme kundër tij dhe mbi të gjitha për fyerjet ndaj të dashurës së tij Sofía Bonelli. Zhvillimin e ka treguar mikesha e ish-futbollistit: “Dua që të gjithë t’a paguajnë. Ata duhet të paguajnë që nga momenti i parë që më sulmuan. Nuk do t’i lë të kalojnë lehtë më problemet, as nuk do të luftoj falas. Fernando, avokati, tashmë e di se çfarë të bëjë. Nuk do t’a padis Alexander sepse do ta bëjë Claudio. Unë kam ngritur tashmë një proces gjyqësor kundër Marianas. Vajza tjetër Charlotte? Më vjen keq për atë vajzë, edhe ajo më ka sulmuar shumë dhe kjo më shqetëson. Ajo tha se nuk më njeh dhe ndërkohë unë u kujdesa për qenin e saj. Një ditë ajo erdhi duke qarë në derën time, duke folur keq për të ëmën. Janë të gjithë të rremë këtu. Ata vrasin njëri-tjetrin! Nëse dua të sqaroj më shumë? Po! Ju lutem, ju kërkoj të shkruani këtë: “Marianës i pëlqejnë kikirikët me gjalpë.” Ka njerëz që do ta kuptojnë (qesh), ata nuk do të kenë as shtëpinë ku jetojnë në Marbella. Sepse ata zënë shtëpitë, madje nuk paguajnë as qiranë, nuk kanë asgjë, janë abuzues VIP-ash. Ai ka një vëlla të quajtur Cristian që jeton në katin lart në shtëpinë në Spanjë, është një njeri që ka jetuar gjithë jetën e tij me Claudio. Përveç Gonzalitos, të gjithë tashmë e njohim. Duartrokitje! E them unë, Jeton dhe zë vend! ”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *