• |
ide | kryesore

Ish-këshilltari i Trump: Me Vuçiçin dhe Thaçin kemi diskutuar për shkëmbimin e territoreve

-Instant, Lajme, Planet

Ish-këshilltari i ish-presidentit amerikan Donald Trump për Siguri Kombëtare, John Bolton u shpreh se gjatë kohës që ka qenë në detyrë bashkë me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiç është folur edhe idenë e shkëmbimit të territoreve.


“Mund të ju them se kur isha këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe flisja me presidentin Thaçi dhe me presidentin Vuçiç, ajo mundësi, pra korrigjimi i vogël territorial, është shqyrtuar dhe është diskutuar.


Nëse do të mundë ta kapërcenim shpërbërjen e Jugosllavisë më 1991-n dhe unë e di që historia shkon shumë më larg se 30 vjet, atëherë ajo mund të jetë pjesë e një pakete më të madhe që do të na çonte drejt një zgjidhjeje.

Nëse njerëzit nuk dëshirojnë të flasin për korrigjimin e territorit, pa dyshim se ju hiqni një zgjidhje të mundshme përbërëse dhe ngushtoni opsionet për zgjidhje dhe pa dyshim krijoni një situatë në të cilën është më e vështirë të gjesh një zgjidhje.

Qeveria e Kosovës ka të gjithë të drejtën të thotë se nuk dëshiron të diskutojë për korrigjimin e territorit, por unë mendoj se atëherë praktikisht do të thotë se nuk do të ketë progres në negociata” u shpreh John Bolton për “Kosovo Online”.

Boltoni tha se BE-ja ishte e pakënaqur kur ai kishte tentuar të ndërhynte në dialogun mes dy vendeve.

“Kur tentova të përzihesha, me sugjerimin e ish-kryeministrit britanik Tony Blair ndër të tjerë, kur isha këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, evropianët ishin shumë të pakënaqur kur dëgjuan për interesimin tim. BE-ja ka negociuar për më shumë se një dekadë pa ndonjë përparim të rëndësishëm dhe Shtetet e Bashkuara do të kontribuonin në një perspektivë të re.

Besoj se prioritet për të gjithë do të duhej të ishte arritja e një marrëveshjeje, madje edhe nëse është e nevojshme të bëni kompromise që duken të dhimbshme, sepse atëherë ju mund të ecni përpara në çdo aspekt, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik” tha ai.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu