• |
ide | kryesore

Java e hapur/ Manastirliu: U kryen rreth 70 mijë vaksinime nga moshat mbi 18 vjeç

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë javës së hapur në vendin tonë rezulton të jenë kryer rreth 70 mijë vaksinime nga moshat mbi 18 vjeç. Numri i vaksinimeve në total arrin në 138 771 vaksinime që prej fillimit të këtij procesi. Konfirmimi vjen nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ripërsërit thirrjet për vaksinim pas konfirmimit të variantit Delta në vend.

“Rreth 70.000 vaksinime u kryen gjatë javës së hapur për qytetarët +18 vjeç, duke e çuar në 1,138,771 vaksinime  që prej fillimit të këtij procesi. Mirënjohje për vaksinatorët tanë që nuk e kanë ndalur punën për asnjë moment, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov-2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj vaksinimi dhe respektimi i masave anti-COVID, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit”, shkruan Manastirliu.



1 Comment

  1. Po pra sot ne Doganen Greke u kthyen mbrapsht 2 pogradecare qe kishin Covid edhe pse kishin bere 2 doza te Pfizerit! Jeni bere varikarsa dhe monstruoze me keto vaksina ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *