• |
ide | kryesore

Kosova shkruan historinë e saj: Nora Gjakova merr medaljen e dytë të artë në xhudo

-Instant, F1, Sport



Distria Krasniqi ishte vetëm e para, por Kosova nuk ndalet tashmë në Tokio 2020, duke dominuar xhudon olimpike. Nora Gjakova ka triumfuar në finale, duke mundur francezen, Sara Leon Sirike. Një arritje historike për Kosovën, që dy ditë më parë mori edhe medaljen e parë të Artë me xhudisten Distria Krasniqi.

Dështimi i kampiones në fuqi në Rio Majlinda Kelmendi nuk i ka shuar shpresat e Kosovës për një performancë fantastike në Tokio dhe përgjigja erdhi nga Gjakova, që rrëmben medaljen e artë. Në “Tokio 2020”, Kosova ka siguruar dy medalje të arta dhe e treta në dy Olimpiada, duke përfshirë dhe Majlinda Kelmendin në vitin 2016 të gjitha në sportin e xhudos.



7 Comments

  1. Ketu besoj se ka vend per te bere urime dhe komente pozitive.Urime Kosove, uroj qe edhe sportistet nga Shqiperia te fitojne medalje ne kete olimpiade

  2. Shqiperia e Edi Rames ka shkruar historine duke futur vrases, trafikante droge e prostitucioni, etj. ne Parlament.

  3. Eshte vertet e jashtzakonshme!
    Gjermania, Brazili, spanja e shume shtete te tjera te medha, akoma nuk kane medalie te arta.
    Na behet qefi sa ska me.
    Keto vajza po ndertojne me shume sukses ate qe rama me thacin prishen per vite te tera.
    Ju lumte shuuume urime!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *